Lajme

Fluks në Kapshticë, policia shqiptare punon me 5 sportele në hyrje

Radhë kilometrike në Kapshticë. Shkak është fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve që kthehen në atdhe. Për disa orë, shoferët rrinë në “vendnumëro” në pritje për të kaluar kufirin.

Pritja bëhet edhe më e vështirë, duke qenë se temperaturat janë përvëluese.  

Policia Kufitare njofton se ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe për të shmangur vonesat në procedimin e emigrantëve.

Aktualisht, policia shqiptare po punon me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë