Lajme

Flota e re e policisë, Rama: Opozita, nxitëse e protestës

Në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit në aktivitetin “Siguri, inovacion, progres”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se futja në inventarin e Policisë së Shtetit të një numri prej 134 autoveturash dhe 30 motoçikletash është vetëm një paketë e radhës në kuadër të një programi të gjerë të modernizimit të Policisë së Shtetit, ku do të përfshihen edhe sisteme që do të komplementojnë, mbështesin dhe lehtësojnë punën e strukturave policore.

Ministri Lleshaj komentoi edhe një herë protestën e dy ditëve më parë para parlamentit, ku u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të “Unazës së Re”. Ai kërkoi reflektim nga qytetarët si dhe nga përfaqësues të caktuar të politikës që të mos ngrenë dorë ndaj policisë.  

“Jomë larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëriapolitike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për njëreflektim, te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektimftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jopërballë saj”, tha ndër të tjera ministri LLeshaj. 

I pranishëm në këtë event ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij tha se kthesa që është bërë në këtë të fundit mund të konsiderohet pa frikë dramatike dhe njëkohësisht historike.

Kreu i qeverisë e nisi fjalimin e tij, duke kujtuar një raportim të 2010-s, ku trajtohej ngelja në rrugë e pesë makinave të sapoblera të shtetit. “Ky është një episod spektakolar, që ngriti në pah një vijimësi të mbrapshtë të procedurave dhe proceseve të ndjekura. Policia e Shtetit u bë objekt komedish dhe përqeshjesh shumë shpesh, për shkak të keqpajisjes qoftë në mjete dhe qoftë në uniforma”.

Po ashtu, kryeministri Rama, në fjalën e tij sulmoi ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh para parlamentit.

Rama nuk ngurroi t’u kthente përgjigje deklaratave të bëra nga eksponentë të opozitës, mes tyre edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, se policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ishte pa eksperiencën e duhur për të marrë pjesë në protestë.

Kryeministri tha se 24-vjeçarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën. “Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund të kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së re dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e re të sigurisë. Një ndër shumë vajza që janë dallëndyshet e para të pranverës së sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. ‘Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar’, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lëndëve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajzë dhe shumë të rinjtë të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe me sa di, të parën dëshmore femër të Policisë së Shtetit”, u shpreh Rama.     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë