Futboll

Flamurtari zgjedh trajnerin e ri, dënime në masë nga Disiplina për vlonjatët

Gazeta Si – Flamurtari, pasi dështoi në përpjekjet për rikthimin në Superiore, ka zgjedhur sot trajnerin e ri. Është Emiliano Çela, ish-trajner i Kastriotit, ai që ka marrë vendin e italianit Diego Longo.

Çela ka bërë prezantimin sot në klubin vlonjat, në praninë e drejtorit Alfred Ferko. Më parë tepelenasi ka qenë futbollist me Flamurtarin, ndërsa tani merr detyrën e trajnerit me objektivin e qartë për ta rikthyer këtë ekip në elitën e futbollit shqiptar.

Emiliano Çela, trajneri i ri i Flamurtarit. Gazeta Si, 2 qershor 2023

Vlonjatët ndërkohë kanë marrë dënime në masë pas ngjarjeve të ndeshjes së fundit në ‘play-off’ me Korabin. Disa lojtarë dhe drejtues të Flamurtarit janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, ashtu siç ndodhi me Tiranën pak ditë më parë.

Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
Zyrtari i Burrelit, Dorian Bubeqi, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Zyrtari i Burrelit, Arjan Lleshaj, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

Flamurtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

Lojtari i Flamurtarit, Behar Ramadani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 3 ndeshje pezullim. Lojtari i Flamurtarit, Souza De Oliveira Odaildo, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 ndeshje pezullim.

Lojtari i Flamurtarit, Bardh Bylykbashi, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 ndeshje pezullim.
Lojtari i Flamurtarit, Ronaldo Disha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve te ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim. Lojtari i Flamurtarit, Andi Ribaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim.

Zyrtari i Flamurtarit, Shkëlqim Ramaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim. Zyrtari i Flamurtarit, Amadeo Di Late, për provokim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Lojtari i Korabit, Antonio Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, dënohet me 3 ndeshje pezullim. Lojtari i Korabit, Henry Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë