Politike

Fjalimi i parë i ambasadores së SHBA: Jemi me ju krah për krah!

Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri ka mbajtur fjalimin e saj të parë në cilësinë e kryediplomates para stafit të ambasadës.

Ambasadorja Yuri Kim e nisi mesazhin e parë me marrëdhëniet e ngushta dhe të vjetra mes SHBA dhe Shqipërisë, duke thënë se 100 vite më parë, presidenti amerikan ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri.

“Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të. Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompeo më besuan këtë detyrë.

100 vite më parë, presidenti i SHBA ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e beri. Më vonë, SHBA hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Ligën e Kombeve”, tha Yuri Kim.

Ajo e mbylli fjalimin e saj të parë në shqip, duke thënë se SHBA është krah për krah me Shqipërinë.

“Pres të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë ndërkohë që ata marrin hapa për Reformën në Drejtësi dhe për të larguar korrupsionin. Besoj se kur drejtësia të hedhë rrënjë në drejtësi, të tërhiqen më shumë investitorë. SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate të vërtetë. Ne qëndrojmë krah jush sot, për të mbështetur të ardhmen tuaj në familjen europiane”, tha ndër të tjera Kim.

“Ne jemi ne me ju krah për krah. Faleminderit shumë”, tha ambasadorja në gjuhën shqipe.

Më herët, Yuri Kim, ambasadorja e re SHBA-ve paraqiti letrat kredenciale para presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku u organizua edhe një ceremoni e posaçme në Presidencë. Një procedurë që aplikohet për çdo ambasador që vjen me detyrë në Shqipëri.

Kim mbërriti në Shqipëri  të mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë