Lajme

Fjalë të pista dhe nënkuptime seksuale, si debatohet në Shqipëri?

52 vjeçari Vangjush Dako ka pasur një karrierë mjaft interesante në politikë. Pasi hyri në  industrinë e ndërtimit kur ishte 25 vjeç, ai u bë zyrtar i lartë shtetëror dhe më pas kryetar i bashkisë së Durrësit, qytetit të dytë më të madh i Shqipërisë, në moshën 41 vjeçare. Megjithatë, karriera e tij ka pësuar një tronditje të fuqishme kohët e fundit pasi nisja e një hetimi policor ndaj një organizate të fuqishme të trafikimit të drogës, zbuloi disa telefonata mes Dakos dhe disa anëtarëve të dyshuar të një grupi kriminal.

Kur u pyet në Klan TV më 25 tetor nëse fliste me disa njerëz të arrestuar për trafikim droge ai u përgjigj me zemërim se: “Nuk ka bir ku*ve që flet me votuesit më shumë se unë.”

Gjatë ditëve që pasuan, Dako shfrytëzoi mundësinë për të shpalosur më tej fjalorin e tij të pasur. Në një seri postimesh në Facebook,  Dako përdori gjuhë të turpshme për të fyer kreun, deputetët e opozitës dhe jo vetëm.

Vangjush Dako 

” O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!”, shkruante ai në një postim.

Megjithatë, në një postim të dytë, Dako u tregua me i “kulturuar” dhe e quajti deputetin Ervin Salianji “larvë”.  “Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë- thoshte Dako- Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh”, shkruante më tej ai.

rSaimir Tahiri 

Por edhe pse është shembulli me i freskët i vulgaritetit të politikanëve shqiptarë, Dako nuk është as i pari dhe me siguri as i fundit.  Para tij, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili aktualisht është nën hetim për trafik droge, tha se ishte duke u përndjekur nga sistemi dhe deklaroi se nuk kishte “bir nëne dhe bir ku*ve që do ta ndalonte të bënte drejtësi”. 

“Shprehja e preferuar” e politikane socialist u përdor në fakt për të herë të parë nga kryeministri Edi Rama kur ishte kryetar bashkie i kryeqytetit të Tiranës.  Gjatë një debati televiziv me Fatos Lubonjën në vitn 2002, Rama deklaroi para audiencës kombëtare se: “S’ka bir ku*ve të më thotë që e kam ndërgjegjen e pistë!”

Sigurisht këtij refreni vulgariteti nuk i ka shpëtuar as partia Demoktratike, pasi deputeti i Edi Paloka e quajti Tahirin disa muaj më parë “një ku*vë që pretendonte të ishte virgjër “.

Edi Paloka 

Elona Guri vendosi po ashtu të përfaqësonte “denjësisht” Lëvizjen Socialiste për Integrim duke shkuar edhe më tej dje duke shkruar vargje “filozofike” rreth Tahirit: “Si një putane kërkon virgjërinë, me kopila fshehur nëpër botë t’i shpëtojnë drejtësisë, bilbilat këndojnë nëpër telefona, për varëse, byzylykë, kostume e miliona euro për të blerë zgjedhjet. Si një putane kërkon shpëtim, kamionisti Saimir je gati të japësh çdo gjë, tepsi, kusi, gjellën dhe byrekun, por nuk të shpëton as “bakllavaja” e Donikës, as bifteku i Artës dhe as suxhuku i Edi Ramës”.

Gjuha ofenduese nuk është e re në politikën shqiptare, por debatet e kohëve të fundit duket se i kanë çuar politikanët shqiptarë në nivelin më të ulët të etikës. Shqiptarët nuk e “kafshojnë zakonisht gjuhën” kur përfshihen në një debat, por të qënit politikan, të paktën në vendet perëndimore,  nuk te jep të drejtë të “shpalosësh fjalorin e pasur” për të fyer kundërshtarët.

Elona Guri

Përgjatë viteve të fundit, parlamentarët shqiptare janë dëgjuar shpesh duke sulmuar njëri-tjetrin dhe duke përdorur gjuhën me nënkuptime seksuale, sidomos atyre që iu referohen organeve gjenitale mashkullore.

Një rast ifreskët i vulgaritetit në parlament erdhi kur kryeministri Rama tha në prill tëkëtij viti se; Kjo puna e popullit është sipuna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot se ainuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.

Pas shprehjes se kësaj “kulture pariziene”, deputetët e Lëvizjes  Socialiste për Integrim pastaj paraqitën një mocion që kërkonte që Rama të dënohej. “Ai po i krahason deputetët dhe shqiptarët me gjenitalet mashkullore,” thanë ata. Partia socialiste e hodhi poshtë mocionin, duke pretenduar se Rama po citonte një pjesë të një poezie dhe nuk donte të thoshte ndonjë gjë seksuale.

Kryeministri Edi Rama 

Ironia është se gjuha eksplicite seksuale ka qenë një tabu e vërtetë në Shqipëri, e cila nuk është parë në fjalor për më shumë se një shekull. Në vitin 2004 Edmond Tupja ishte i pari publikoi një libër të vogël fjalorësh të shprehjeve seksuale. Madje edhe në mediat shqiptare, citimi i fjalëve vulgare apo shprehjeve me nënkuptim seksual është i pazakontë, madje edhe kur raportojnë për atë që u tha gjatë debateve parlamentare.

Megjithatë, tendenca e politikanëve shqiptarë për përdorimin e një fjalori vulgar dhe të turpshëm nuk tregon as kauza që po mbrojnë është e drejtë dhe as kundërshtarët e tyre po i sulmojmë padrejtësisht. Të tilla shfaqe vulgariteti  tregojnë thjesht se në çfarë nivel të ulët kanë arritur debatet politike në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë