Taksa

Fiskalizimi, kosto për çdo biznes rreth 1300 euro

Sot ( e martë)  në  Komisionin  e Ekonomisë dhe Financave u mësua se kostot e biznesit për sistemin  e ri të lëshimit të kuponit tatimor apo fiskalizimi sic quhet ndryshe do të  jenë të larta. Në një vlerësim të kompanive të kasave fiskale kostot përllogaritet të shkojnë deri në 1300 euro për secilin biznes.

Bledar Balla, përfaqësuesi i kompanive të kasave, i pyetur nga kreu i komisionit , Arben ahmetaj, përllogariti disa nga kostot që do të përballet menjëherë biznesi

 Sipas tij një kompjuter sot me çmim tregu kushton 250 euro, printeri fiskal është rreth 100 euro, licenca e windows 1010 euro, një usb 30 euro, licenca për një soft të thjeshtë shitjesh përllogaritet rreth 200 euro, një antivirus 15 euro në muaj (180 euro në vit), linja e internetit 100 euro në vit, dhe certifikata digjitale 6000 lekë çdo vit.

Sipas Ballës përllogarit se vetëm për mirëmbajtjen e softit një biznes duhet të paguajë 5 mijë lekë çdo muaj apo rreth 60 mijë lekë në vit.

“Sot për kasat  është e llogaritur se kopanit paguajnë 479 euro bashkë me çmimin e kasës dhe vlerën e mirëmbajtjes në 5 vjet. Totali për ta mirëmbajtur për 5 vjet 479 euro”,- shpjegon Bledar Balla, përfaqësues i kompanive të kasave.

Edhe Myrvete Paza, një tjetër përfaqësues i kasave fiskale tha se vetëm hapja e biznesit në momentin e parë të sistemit të integruar shkon rreth 1265 euro.  “Dhe ka dhe pluse të tjera që nuk i dimë si certifikatat digjitale. Sa i takon mirëmbajtjes secila nga kompanitë ka softe. Tek ne e kemi blerë softin 1000 euro dhe kontrata e mirëmbajtjes është 350 euro në vit”,- shpjegoi Paza.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë