Lajme

Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e konvikteve

Në Ministrinë e Financave ditën e sotme u firmosën 3 marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

  • Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin financiar mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.
    Memorandumi u firmos nga ministri i Financave dhe Ekonomisë z.Arben Ahmetaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i bankës gjermane KfW z. Christopf Tiskens dhe përfaqësuesi i Agjencisë Franceze për Zhvillim z. Dominique Hautbergue.
    - Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.
    Marrëveshja u firmos nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë znj. Susanne Schutz.
    - Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim financiar 2017 për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjitike, faza III”.
    Sipas ministrit Damian Gjiknuri në Qytetin Studenti do të rikonstruktohen 9 godina në total.
    Marrëveshja firmoset nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë znj. Susanne Schutz.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë