Rend dhe Ligj

Paraqiti eko false të shtatzënisë, Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Fjolla Morinën

Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Fiolla Morinën, e cila u arrestua tri ditë më parë me dy pistoleta, duke kaluar kufirin.

Në fillim ajo u paraqit në Gjykatë me një eko false në të cilën vërtetohej se ishte shtatzënë.  

Morina u rikthye në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore për të vërtetuar shtatzëninë e saj dhe ku është vërtetuar që ajo nuk është shtatzënë.

Mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë, pasi i ka bërë këngëtares analizën e parë në Kukës. Ndaj mjekut rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, ndodhet para Gjykatës së Kukësit për t'u njohur me masën e sigurisë, për akuzat “Trafik të armëve dhe municioneve”, pasi u kap duke kaluar kufirin me dy pistoleta.  

Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesit të kësaj të marte, por seanca u shty për në orën 13:00 dhe sërish u shty në orën 13:30.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por e akuzuara ka kërkuar që t'i jepet “arrest shtëpie” me pretendimin se është shtatzënë dhe për këtë ka paraqitur një eko.

Prokuroria kërkoi që të paraqitet në seancë një mjek gjinekolog, me argumentin se një eko nuk mund të mjaftojë për të vërtetuar se është shtatzënë. Nëse gjykata merr një vendim më të lehtë se “arrest me burg”, atëherë prokurori ka kërkuar një garanci shtesë pasurore prej 5 mln lekë.

Ndërkohë, në mbrojtjen e paraqitur në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka thënë se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

“Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.

Ndër të tjera, avokatja ka sqaruar edhe arsyen se përse u shty seanca gjyqësore.

“Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira”, ka thënë avokatja.

Në gjyq janë paraqitur edhe dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët do të njihen gjithashtu me vendimin e gjykatës.

https://youtu.be/JNOLNrCNovs


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë