Lajme

Financimet e BERZH: Rregulloni defiçitin e produkteve ushqimore

BERZH ka lançuar strategjinë e re për rajonin ku bën pjesë edhe Shqipëria në fushën e agrobiznesit.

Strategjia e re e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në këtë fushë synon një qasje të qëndrueshme dhe inovative për pesë vitet e ardhshme në rajon.

BERZH  për Shqipërinë sugjeron se duhet investuar në drejtim të rregullimit të balancës import-eksport, pasi rezulton si një ndër vendet me defiçit për produktet ushqimore.

Investimet e BERZH në fushën e agrobiznesit deri më tani i tejkalojnë 6.7 mld euro.

Strategjia e re 2019-2023 e bankës vjen pasi sfidat që sektori i agrobiznesit përballet në rajonet e BERZH janë në rritje.

Rritja e popullsisë dhe ndryshimet e kërkesasve për ushqim parashikohen të rriten 50 % deri në 2050, gjë që do të ketë një impakt të qartë në burimet e fundme natyrore dhe mjedisin.

Natalya Zhukova, drejtoresha e BERZH për agrobiznesin, është shprehur se: “BERZH është ofruesi më i madh i financimeve për sektorin e agrobiznesit në vendet ku vepron. Ushqimi luan një rol themelor në jetën tonë dhe një grup mendjesh të reja është i nevojshëm për të lëvizur drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në këtë sektor.”

Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit ku banka vepron, në dokumentin e strategjisë sugjeron që duhet rritur teprica e eksporteve ushqimore dhe defiçiti i importit.

“Tregtia është një pjesë thelbësore e përmirësimit të rezultateve të sigurisë ushqimore, deficitet në rritje krijojnë cënueshmëri ndaj paqëndrueshmërisë në të ardhmen.

Rritja e tregtisë rajonale dhe ndërlidhjet e tregut nxitin zhvillimin e avantazheve krahasuese dhe rrit elasticitetin ndaj goditjeve. Në të njëjtën kohë, logjistika ndërkufitare dhe transporti do të kontribuonin në një gjurmë më të lartë mjedisore, nëse nuk kompensoheshin nga efikasiteti dhe përmirësimet në teknologji.”-citon BERZH duke shtuar se përmirësimi i produktivitetit dhe rritja e eksporteve të drithërave nga Evropa Lindore, Ukraina, Kazakistani, Rumania, Bullgaria dhe shtetet baltike ulin çmimet botërore dhe përmirësojnë sigurinë ushqimore në vendet e defiçitit ushqimor.

Strategjia e re e BERZH në fushën e agrobiznesit njeh diversitetin e ekonomive të vendeve ku ajo vepron dhe i përgjigjet ndryshimeve të mjedisit duke adoptuar një qasje të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe innovative. Banka thekson se është gati të mbështesë qasjen e saj me financime, logjistikë dhe politika. Përfshirja e Bankës në këtë sektor do të shtrihet nga bujqësia primare përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës.

Në ekonomitë ku BERZH investon, ajo është institucioni më aktiv multilateral në sektorin e agrobiznesit. Strategjia do të implementohet me një qasje që është e kopsitur për secilën prej ekonomive.

Mes 2010 dhe 2017 Banka ka investuar 6.7 mld në 447 projekte në sektorin e agroobiznesit, që përfaqësojnë 8 % të investimeve vjetore kumulative për përiudhën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë