Futboll

Finalja e Ligës së Europës/ 20 mijë italianë në Budapest, ‘Olimpico’ sold-out

Gazeta Si – Pjesa më e madhe e tifozëve italianë ka mbërriur në kryeqytetin hungarez, ku më 31 maj zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Romës dhe Seviljes. Priten edhe shumë VIP-a, si Toti, Verdone, Venditi etj.

Në prag të finales së Ligës së Europës rritet ankthi dhe tensioni në radhët e tifozëve të Romës, që duan të pushtojnë Budapestin. Janë 15 mijë tifozë që kanë siguruar një biletë nga klubi për të qenë nesër në ‘Puskas Arena’. Atyre u shtohen edhe 4-5 mijë të tjerë që kanë gjetur bileta në mënyra të ndryshme.

Tifozet e Romes. Gazeta Si, 30 maj 2023

Në Budapest priten edhe shumë personazhe të njohur, tifozë të Romës. Shumë prej tyre janë ftuar nga klubi dhe do të shkojnë me një çarter nga Fiumiçino. Bëhet fjalë për ish-kapitenin Françesko Toti, ish-presidenten e Romës Rosela Sensi, ish-lojtarë si Kandela, Riciteli, Kaseti dhe Perrota. Pastaj janë Karlo Verdone, Valerio Mastandrea, Edoardo Leo, Antonelo Venditi, Damiano i Maneskin, Noemi e Blanko.

Tifozët mund të shkojnë në ‘fan zone’ të organizuara nga UEFA, në anët e ndryshme të ‘Puskas Arena’. Përgatitje janë bërë edhe në Romë, ku zemra e qytetit do të jetë sërish stadium ‘Olimpico’, gati ‘sold out’ edhe këtë herë, falë ekraneve gjigante që do të transmetojnë finalen, ashtu si një vit më parë për Ligën e Konferencës. Janë shitur më shumë se 53 mijë bileta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë