Moti

Fillon shiu, por kujdes të mërkurën

Në fillim të javës vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti ajror  i cili do të rikthejë reshjet e shiut. Në zonën veriperëndimore do të ketë stuhi me shkarkesa elektrike  në pjesën e dytë të ditës. Gjithsesi temperaturat do të mbeten të larta, nga 12 grade në zonat malore deri në 18 gradë celcius në bregdet. Mot i paqëndrueshëm do vazhdojë deri ditën e mërkurë.


KLIKO mbi imazh për t'u informuar çdo moment mbi ecurin e motit

Atë ditë në zonat malore do të rikthehet bora pasi do të afrohen masa ajri të ftohta. Temperaturat do të zbresin. Ditën e enjte moti do të kthjellohet, por do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave ku në veri termometri do të zbresë deri në -10 gradë celsius në mëngjes. Në mesditë temperatura nuk do t’i kalojë 2 gradë në veri, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat nuk do të jenë më të larta se  12 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë