Ekonomi

Gjermanët pëlqejnë Shqipërinë, kosovarët…

Maji i 2018, muaj kur nis zyrtarisht sezoni turistik numëron  -8,7 % ose 9144 kosovarë më pak që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave në maj 2018 kanë hyrë në Shqipëri 96,501 kosovarë, kurse në maj të 2017-ës 105, 645 persona nga Kosova.

Sipas raportit të INSTAT për Lëvizjet e Shtetasve në Shqipëri, gjermanët kanë qenë ata që kanë vizituar më shumë vendin tonë përgjatë muajit maj me një rritje 61, 5%.

Por pozitive është që  numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në këtë muaj,rezulton tregues në rritje duke numëruar 789.391 persona, krahasuar me Maj 2017, ose + 9,5 %.

Në Maj 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 394.869. Krahasuar me Maj 2017, ky numër është rritur me 9,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në pesëmujorin e parë të 2018 është 1.423.367 duke u rritur me 7,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në pesëmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 34,4 % .

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Maj 2018, janë 839.235 duke shënuar një rritje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dale nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2018, është 422.149 krahasuar me Maj 2017, ky numër është rritur 3,7 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2018, është 417.086. Krahasuar me Maj 2017, ky numër është rritur 9,2%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin parë 2018, është 1.985.152, duke u rritur 5,5 %, krahasuar me të njëjtënperiudhë të një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë