Moti

Shkurti do të nisë me temperatura të larta

Vendi ynë sot është përfshirë nga kalimi i një sistemi frontal i cili ka sjelle reshje shiu intensive në zonën perëndimore të pasuara nga stuhi ere të herëpashershme. Ndërsa juglindja dhe verilindja është përfshirë nga reshje bore intensive deri në lartësitë 500-600 metra në nivelin e detit. Në pjesën e dytë të ditës reshjet do të humbasin intensitet në të gjithë vendin. Fillimi i muajit shkurt do nisë me mot relativisht të paqëndrueshëm, pra do të ketë vranësira mesatare dhe reshje të pakta shiu. Temperaturat do të jenë me rritje graduale. Ndërsa fundjava do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të ngrohta mesdhetare, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të jenë me rritje të menjëhershme.

Zonat malore 2-11 gradë celsius

Zonat e ulëta 8-20 gradë celsius

Zonat bregdetare 10-20 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë