Futboll

FIFA rrit moshën e lejuar në Olimpiadë, përfiton Argjentina

Sqarimi i CIO dhe Fifa-s në të cilën specifikohet se në turneun e futbollit të Tokio 2020 do të pranohen edhe lojtarët e lindur në 1997, që teorikisht me shtyrjen e Lojërave në 2021 nuk do të kishin mundur të merrnin pjesë, i jep një ‘’dorë’’ teknikut të Argjentinës Fernando Batista. Në fakt, tani trajneri Olimpik Albiceleste mund të mbështetet tek ylli i tij, interisti Lautaro Martinez, lindur në 22 gusht 1997, e në këtë pikë përsëri  i “disponueshëm”.

Batista, që në Japoni kërkon të fitojë medaljen e artë, është i sigurtë se mund të bindë Inter të lirojë sulmuesin (për Olimpiadën klubet nuk janë të detyruar të lënë lojtarët e tyre), ndërkohë pas vendimit të fundit, do të jenë në dispozicion edhe lojtarë si Montiel (River Plate), Ascacibar (Hertha Berlin), Robertone (Velez) e ish-romanisti Ponce (Spartak Moskë), të gjithë pjesë e skuadrës dhe të lindur në ’97.

https://twitter.com/fifamedia/status/1246157928266190849

Pritet të mësohet nëse në Tokio 2020 mund të përdoren edhe tre lojtarë jashtë kuote: më shumë se Argjentinës, në fakt, çështja i intereson Brazilit për Neymar e Egjiptit që dëshiron të grumbullojë Salah.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë