Futboll

FIFA: Fond emergjence, nuk i braktisim klubet

Gianni Infantino i dërgon një mesazh të rëndësishëm futbollit botëror: “E dimë që mekanizmi është në vështirësi, kështu që po punojmë që të kemi një fond me një strukturë administruese të pavarur qeverisjeje, si dhe zgjidhje më fleksibël për të përballuar nevojat e klubeve në këtë moment”. Presidenti i FIFA shton: “Për këtë arsye kam kërkuar të përshpejtoj pagesën e pjesës së dytë të kostove tuaja operative dhe heqja dorë nga përmbushja e detyrimeve për këtë vit dhe vitin e kaluar. Nuk do ti lëmë vetëm klubet”.

Infantino më pas ka përsëritur deklaratat e ditëve të kaluara në lidhje me rifillimin e kampionateve: “Asnjë ndeshje, asnjë kompeticion nuk vlen sa një jetë e vetme njerëzore. Do të ishte e papërgjegjshme të rifillonim kompeticionet pa qenë 100 % të sigurtë. Nëse duhet të presim akoma, do ta bëjmë”.

“Do të ishte e papërgjegjshme të rifillonim aktivitetin, nëse situata nuk është e qetë. Më mirë të presim pak më gjatë se sa të rrezikojmë. Jam i bindur se futbolli do të luajë një rol kryesor për të kthyer njerëzit bashkë, kur të jetë përsëri e sigurtë të luhet e të jemi në grup me miqtë. Të përgatitemi për këtë moment, bashkë do të fitojmë” përfundon Infantino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë