Drejtësia

Fier, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një personi të dënuar për drogë në Itali

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka përfunduar një hetim pasuror dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për konfiskimin e një sërë pasurish të konsideruara si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Në fokus të hetimit është A.H., i dënuar në Itali për veprimtari të lidhura me trafikun e drogës, si dhe persona të afërt me të.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, rreth 16.7 mijë metra katrorë tokë arë dhe kuotat në 5 shoqëri tregtare, të cilat dyshohet se janë krijuar nga të ardhura me origjinë kriminale.

Hetimi, i regjistruar në korrik 2025, ka analizuar pasuritë e disa shtetasve dhe aktivitetin e kompanive në pronësi të tyre.

Nga verifikimet ka rezultuar se një shumë prej mbi 100 milionë lekësh, e deklaruar si investim në një shoqëri tregtare nga A.H., nuk justifikohet me burime të ligjshme financiare.

Prokuroria thekson se janë kryer veprime fiktive për të justifikuar këtë shumë, përfshirë transaksione jashtë sistemit bankar dhe marrëveshje të panoterizuara, me qëllim fshehjen e origjinës së fondeve.

Kjo shumë më pas është përdorur për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, duke u reflektuar si e ardhur e ligjshme dhe duke u riinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese të tjera.

Sipas hetimeve, A.H., sillte në Shqipëri para që dyshohet se buronin nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve në Itali.

Në disa raste, shoferë të punësuar në kompanitë e lidhura me të janë kapur në kufi me shuma të padeklaruara parash.

Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H:

-Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

-Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

-Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

-Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe

-Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:

-Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe

-Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.

Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:

-Kuotat e shoqërisë “A….” sh.p.k;

-Kuotat t shoqërisë “A… T….” sh.p.k;

-Kuotat e shoqërisë “A… B…” sh.p.k;

-Kuotat e shoqërisë “A…. I….” sh.p.k.; dhe

-Kuotat e shoqërisë “M… T….” sh.p.k.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë