Lajme

Fier, polici privat plagos me armë zjarri kolegun

Një punonjës i policisë private në Fier është plagosur nga kolegu i tij me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa është komisariati i policisë së Fierit që jep detaje për atë që ndodhur.
Ka qenë një polic privat i identifikuar si A. M, 58 vjeç, banues në Fier, i cili gjatë dorëzimit të shërbimit në ambientet e SHPSF-së, ka shkrepur gabimisht armën e shërbimit, duke plagosur në këmbë kolegun e tij E. M, 32 vjeç, banues në Patos.
58-vjeçari është shoqëruar në polici ku edhe ka dhënë dëshminë, ndërsa prokuroria ka regjistruar një procedim penal ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë