Lajme

Fier, 10-vjeçari vret me thikë vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier ku një i mitur është vrarë nga vëllai i tij po i mitur.

Ka qenë një sherr i zakonshëm mes fëmijëve që ka përfunduar në tragjedi për një familje nga fshati Baltëz.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj. V., 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri-tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K. V., 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur. I mituri Gj. V. si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë