Motosport

FIA mbyll hetimet dhe arrin marrëveshje me Ferrarin

FIA mbylli hetimet mbi njësinë e energjisë Ferrari 2019 dhe vendosi një “gur varri” mbi të. Ekipi i Maranello është vënë në dispozicion të FIA-s për të ndihmuar në kontrollin e njësisë së energjisë në vitet e ardhshme. Dhe kështu, gjithashtu mbrojti veten nga sulmet e mundshme në të ardhmen nga kundërshtarët.

Federata Botërore e Automobilizmit lëshoi një njoftim për shtyp duke njoftuar se “pas hetimeve të gjera teknike, u përmbyll analiza mbi funksionimin e njësisë së fuqisë së Formulës 1 të Ferrarit dhe u arrit një marrëveshje me ekipin. Specifikimet e marrëveshjes do të mbeten sekrete midis palëve”. FIA dhe Ferrari kanë rënë dakord për një seri angazhimesh teknike, që do të përmirësojnë monitorimin e të gjitha njësive të energjisë në kampionatet e ardhshme, si dhe mbështetjen e Federatës në aspekte të tjera rregullatorë në Formula 1 dhe në aktivitetet e saj kërkimore për uljen e emetimeve të karbonit dhe futjen e karburanteve të qëndrueshme”.

Ferrari, pra, dëshiron të japë një nxitje për studimin e motorit të së ardhmes dhe karburantet sintetike për të dhënë një nxitje të hulumtimit, i cili jo vetëm që lidhet me energjinë elektrike, por duhet të gjejë një fazë tranzicioni për sektorin e automobilave. Skuadra e Maranello vihet në dispozicion të FIA në hulumtimin mbi uljen e emetimeve të karbonit duke nënshkruan një paqe rreth polemikave në lidhje me motorin e vitit të kaluar dhe sheh të ardhmen me shumë besim, sepse për motorin Ferrari ka dorëzuar zgjidhjet tek komisionerët federal.

Nëse Mercedes ka DAS, Ferrari do të jetë në gjendje të mbështetet në një sistem të shfrytëzimit hibrid që do të jetë më i gjerë brenda një xhiroje. Secili do të ketë mundësinë të luajë kartat e tij në rrugën e duhur, pa pësuar sulmet e diskutueshme, që kemi parë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë