Motosport

FIA arkivon Botërorin e 2022-shit, të 10-a skuadrat në rregull me ‘Budget Cap’

Gazeta Si - Pas një viti nga rasti ‘Red Bull’, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka arkivuar pa lënë asnjë çështje pezull Botërorin e 2022-shit.

Gjithçka në rregull për 2022-shin. FIA ka konfirmuar me anë të një komunikate zyrtare konformitetin e plotë të 10 skuadrave që morën pjesë në Botërorin e kaluar. Ato kanë respektuar rregulloren financiare të kostove, ‘Budget Cap’. Nuk ka më asnjë rast ‘Red Bull’, që kishte ‘helmuar’ disi fundin e sezonit që shkoi.

"FIA konfirmon se sektori i saj i tavanit të kostove ka përfunduar kontrollin e dokumentacionit të paraqitur nga gjithë skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Formulës 1 2022. ‘FIA Cost Cap Administration’ ka lëshuar një certifikatë konformiteti për secilën nga 10 skuadrat.

Ishte një proces i thellë, që kishte filluar me një analizë të detajuar të dokumentacionit. Të gjitha skuadrat kanë vepruar me korrektësi dhe kanë ofruar bashkëpunim për çdo fazë të rishikimit të dokumenteve”, - shkruhet në komunikatën zyrtare të FIA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë