Lajme

FI5, ventilatori i krijuar nga Ferrari dhe Instituti Italian i Teknologjisë

Quhet FI5 dhe është mjeti i ri i ventilimit të mushkërive që Ferrari ka krijuar për të luftuar emergjencën e koronavirusit. ‘’Kokë-kuqja” e prezantoi sot, një krijim në bashkëpunim me Institutin Italian të Teknologjisë, një bashkim aftësish dhe teknologjish për të krijuar një mjet që mund të përdoret nga spitalet për të trajtuar pacientët me komplikacionet më të rënda nga Covid-19 .

Projekti u identifikua me kodin FI5: shkronjat janë inicialet e shtëpisë në Maranello, të Institutit dhe të numrit të javëve për të krijuar prototipin. Projekti FI5 është vazhdim i nismave të ndryshme nga Ferrari, duke prodhuar valvulat e ventilatorëve të frymëmarrjes dhe financimi i drejtpërdrejtë për zonën e Modenës. FI5 është projektuar për të qenë i besueshëm, i gjithanshëm, i lehtë për t’u përdorur dhe për tu montuar, i aftë të optimizojë konsumin e oksigjenit dhe të prodhohet në seri duke përdorur materiale lehtësisht të disponueshme në mënyrë që të ketë një kosto shumë më të ulët se ajo e ventilatorëve në treg.  

Inxhinierët e Ferrari u kujdesën për projektimin në CAD, përkufizimin e pjesës pneumatike dhe mekanike dhe simulimet dinamike, ndërsa IIT u kujdes për blerjen e të gjitha materialeve, për hartimin e elektronikës, firmware dhe programin e kontrollit dhe kontribuan në simulime. Prototipi i parë u montua javën e kaluar në selinë e IIT në Xhenova dhe iu nënshtrua të gjitha testeve funksionale, të cilat rezultuan pozitive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë