Media Galeri

Festivali i Luleshtrydhes në Wuhan me 11.000 njerëz, 1 vit pas pandemisë

Për herë të parë pas një viti të vështirë nga Covid-19 në wuhan, Kinë është mbajtur Festivali i Luleshtrydhes (Strawberry Festival).

Me 11.000 të pranishëm, ky festival që nis me datë 1 maj dhe vazhdon për 5 ditë me rallë u organizua fizikisht, pas organizimit online vitin e shkuar për shkak të pandemisë.

Wuhan gjatë 2020-ës dhe fundit të 2019-ës ishte vendi që e vuajti më së shumti virusin vdekjeprurës Corona, ku dyshohet se pati dhe gjenezën.

Organizatorët u munduan të mbanin njerëzit nën kushte të rrepta sigurie, por shumë prej tyre nuk mbanin as maskën.

Pjesëmarrësit ishin të gëzuar që ja dolën të jenë përsëri pjesë e një veprimtraie normale pas një viti të vështirë që i kushtoi shumë të gjithëve.

Burimi:Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë