Lajme

Festa Kombëtare, Meta: Bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës

Me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një pritje shtetërore, ku ishin të panishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe ambasadorë dhe personalitete të huaja të ftuara për festat e flamurit.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se, Shqipëria duhet të zgjidhë çështjet e emigracionit, ndërsa tha se “kjo është kambanë alarmi për klasën politike”.

“Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, u shpreh kreu i shtetit.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Presidenti Ilir Meta u ndal dhe në problematiket kryesore të vendit. “Kremtojmë kryefestën tonë kombëtare. Historia është një kujtesë për brezat, për mos t’u harruar. Vepra e Skënderbeut është sa shqiptare aq dhe Europiane. Funksionimi i shtetit kërkon dialog të qëndrueshëm. Emigracioni, kambanë alarmi për klasën politike’, tha presidenti Meta në fillim të fjalës së tij.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracioni, ndërsa tha se ‘kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”.

Meta i bëri një apel politikës se duhet të bashkëpunojë për funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor.

“Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucionet e pavarura kërkon dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës”, - nënvizoi Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë