Futboll

Festa e titullit kampion, ndeshja e Napolit shtyhet për të dielën

Gazeta Si – Pas një pritjeje të gjatë, ja ku vjen dhe zyrtarizimi: Napoli-Salernitana është spostuar për të dielën e 30 prillit, në orën 15:00. Liga e ka shtyrë me 24 orë këtë ndeshje, që do të luhet në ‘Maradona’ dhe mund të koincidojë me festën e titullit të tretë kampion për Rrahmanin me shokë.

Napoli do të zbresë në fushë, pasi të ketë mësuar rezultatin e ndeshjes së Lacios, që luan në orën 12.30 me Interin. Nëse skuadra e Hysajt nuk fiton, zyrtarizon titullin dhe festën e madhe të Napolit.

Napoli duke festuar nje gol. Gazeta Si, 28 prill 2023

Si pasojë e vendimit të Ligës, kalendari pëson edhe dy ndryshime të tjera. Ndeshja mes Udinezes dhe Napolit në ‘Dacia Arena’, e parashikuar për më 2 maj, spostohet për të enjten e 4 majit, në orën 20:45. Udineze-Sampdoria, e planifikuar për të dielën e 7 majit, shtyhet për të hënën e 8 majit, në orën 18.30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë