Motosport

Ferrari, Vaseur: Na pret Botërori më impenjativ në historinë e Formulës 1!

Gazeta Si – Gjatë prezantimit të makinave të reja Ferrari për Botërorin e ri ka folur drejtuesi kryesor i kësaj skuderie, Frederik Vaseur. Ai ka dhënë përshtypjet e para për Ferrari SF-24 dhe më pas ka folur për sezonin e ri.

"Të prezantosh një makinë të re është gjithmonë një moment emocionues si për ne, ashtu edhe për pilotët. Po mendojmë që tani për përballjen në pistë me kundërshtarët tanë. Ky sezon nis nga ku u ndalëm sezonin e fundit, ishim në mënyrë konstante në pozicionet e para.

Na pret kampionati më impenjativ në historinë e Formulës 1. Me Sharl dhe Karlos kemi të njëjtin mendim: duhet të jemi më cinikë dhe më efikasë për të përfituar nga çdo mundësi që do të na jepet. Na duhet të marrim pikë në çdo garë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi në çdo aspekt. Për t’ia dalë në një kampionat kaq të ashpër, e dimë që tifozët mund të jenë ‘marshi’ ynë më shumë dhe jemi krenarë për ta”, - theksoi Vaseur.

"Fakti që projekti i ‘power unit’ është ngrirë nga rregullorja nuk do të thotë se 2024-a nuk ka sfida interesante. Do të jetë sezoni me më shumë gara në histori dhe kjo do të thotë se koha e reagimit duhet të jetë më e shpejtë. Gjatë përgatitjeve kemi riparë gjithë procesin, në mënyrë që të rritim përformancën”, - ka thënë Enriko Gualtieri, drejtori teknik i ‘power Unit’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë