Biznes

Ferrari, rritje rekord nën menaxhimin e Marchionne

Ferrari mbyll një tjetër "rekord tremujor", i fundit nga Sergio Marchionne. Të ardhurat neto arritën në 160 milionë euro, + 18.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017

Mendimi i parë shkoi tek ish drejtori ekzekutiv: "Jemi të hidhëruar për humbjen e Sergio Marchionne dhe mendimet tona shkojnë tek të njerëzit e tij të dashur ". Kjo është ajo që Ferrari tregon në shënimin e kompanisë mbi rezultatet për gjysmën e parë të vitit 2018, e fundit nën menaxhimin e Marchionnes. "Kompania - vazhdon ai - konfirmon angazhimin për të ndjekur vlerat e mishëruara prej tij dhe për të realizuar vizionin e tij me vendosmëri, ambicie dhe pasion të pandryshuar, në vazhdën e trashëgimisë së Enzo Ferrarit".

Rezultatet

Kompania e mbylli tremujorin e dytë të vitit 2018 me rezultate "rekord". Cavallino arriti një fitim neto deri në 18.1% që përkthehet në 160 milionë euro, krahasuar me 136 milionë një vit më parë dhe thekson në deklaratë se parashikon "një vit tjetër të madh". Të ardhurat neto arritën në 906 milionë euro, duke u ulur me disa milionë nga 920 milionë një vit më parë, por me 1.4% me kurs këmbimi konstant, me gjithsej dërgesat për 2,463 njësi, me një rritje prej 131 njësive ( + 5.6%).

Objektivat e vitit 2018 janë konfirmuar: mbi 9,000 dërgesa, të ardhurat neto prej më shumë se 3.4 miliardë euro, fitimi operativ bruto më i madh ose i barabartë me 1.1 miliardë euro, borxhi industrial neto më pak se 400 milionë euro duke përfshirë shpërndarjen e dividentëve për mbajtësit e zakonshëm të aksioneve dhe duke përjashtuar riblerjet e mundshme të aksioneve. Shpenzimet kapitale në shumën 550 milionë. /Corriere.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë