Motosport

Ferrari niset i pari me Leklerk në SHBA, penalizohet kampioni Vershtapen

Gazeta Si – Kampioni i botës mundi francezin me 5 të mijëtat, por koha e tij u anulua dhe do të niset nga rreshti i 6-të në Austin. Në rreshtin e parë, në krah të Leklerk, Lando Norris me MekLaren.

Sharl Leklerk do të niset i pari në Çmimin e Madh të SHBA-ve, në Austin. Është gara e 18-të e Botërorit të Formulës 1. Piloti francez i Ferrarit i mbylli kualifikueset me kohën 1'34''723.

Maks Vershtapen ishte 5 të mijëtat më i shpejtë në pistë, por koha e tij u anulua, sepse holandezi i Red Bull-it kishte kaluar ‘track limits’. Kampioni i botës do të niset kështu nga rreshti i 6-të°.

Në rreshtin e parë zë vend edhe MekLareni i Lando Norris. Mercedesi i Ljuis Hamiltonit në vend të 3-të dhe Ferrari tjetër, ai i Karlos Sainz, në vend të 4-t.

Ishin kualifikuese vërtet emocionuese, që u vendosën nga të mijëtat, por mbi të gjitha nga centimetrat e pistës. Vendimtare ishte një dalje e gjerë e Vershtapen në kthesën 19, teksa po përpiqej të thyente kohën e Leklerk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë