Motosport

Ferrari-Mercedes, sfidë për vendin e dytë në garën e fundit në Abu Dhabi

Gazeta Si – Fundjava e fundit e sezonit do të jetë një sfidë mes Mercedesit de Ferrarit për vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve. Në Jas Marina fiton kush është në gjendje të administrojë më mirë karakteristikat e cirkuitit.

Verdiktet e F.1 për 2023-shin janë vendosur, përveç njërit: garës për vendin e 2-të për konstruktorët. Është një sfidë mes Mercedesit dhe Ferrarit, me diferencën të reduktuar në 4 pikë në Las Vegas.

Në Abu Dhabi vendoset gjithçka, pasi Ferrari ka rikuperuar 16 pikë ndaj Mercedesit në një garë të vetme, falë karakteristikave të cirkuitit të Las Vegasit, që ishte më i përshtatshëm për makinat e skuderisë italiane.

Dihet që SF-23 është më e shpejtë në pistë të drejtë dhe nuk ka rivalë në cirkuite, ku kjo karakteristikë është faktor që bën diferencën. Kjo vlen edhe për xhiron teke, me pak karburant në sarbator. Këtu Ferrari mund të përmbysë situatën ndaj Mercedesit, që është nga më pak efiçentët në pista të tilla.

Do të jetë një sfidë interesante mes dy emrave të rëndësishëm të F.1 për një vend nderi. Nuk është se vlen për ndonjë titull, por vendin e dytë asnjë nga këtu dy skuderi nuk do ta refuzonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë