Motosport

Ferrari dështon edhe në Austri, fiton Verstapen

Ferrari ka dështuar sërish edhe në çmimin e madh të Austrisë. Edhe pse u nis pari dhe gjatë gjithë garës ishte pretendente për të triumfuar, Lekrek nuk ka mundur të ngjitet në krye të podit në garën e djeshme. Në xhirot e fundit, ferraristi u parakalua nga piloti i Red Bull Verstapen i cili duroi deri në fund dhe ia doli që ta marrë këtë çmim të madh.

Fillimi i garës së Austrisë ishte i mirë për pilotët kryesues, që arritën të mbrojnë pozicionet e tyre, ndërsa gjermani Sebastian Vetel arriti të përfitojë tre pozicione që në start, duke tentuar t’i afrohet sa më shumë kreut. Me kalimin e xhirove Vetel arriti të futet edhe në mes të tre pilotëve të parë, edhe falë pit-stopit të detyruar për Hamilton, i cili ndërroi hundën e makinës, pas një incidenti. Ndërkohë që Lekerk dhe Botas vijuan të kryesojnë të qetë deri në 10 xhiro para fundit dhe u shkëputën nga makinat e tjera.

Por në xhirot Red Bulli i Maks Verstapen mori shpejtësi të pandalshme, duke i kaluar të gjithë me radhë, deri te kryesuesi Lekrek, që u desh të mjaftohej me një vend të dytë në këtë garë, që gjithsesi nuk është keq krahasuar me shokun e tij të skuadrës që mbeti jashtë podiumit. Edhe pas kësaj gare në krye të klasifikimit të përgjithshëm vijon të jetë Hamilton që ndiqet nga Botas dhe Vetel.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë