Futboll

Fernando Diniz, alternativa e Karlo Ançelotit për stolin e Brazilit

Gazeta Si – Federata Braziliane e Futbollit është e fiksuar me Karlo Ançelotin dhe do ta presë atë deri në momentin e fundit. Por asgjë nuk mund të merret e sigurt dhe për stolin e Seleçaos ka edhe një plan B.

Sipas ‘Uol’, nëse nuk konkretizohet pista e trajnerit italian të Realit, alternativa e parë është Fernando Diniz. Aktualisht 49-vjeçari brazilian drejton Fluminensen në kampionatin brazilian dhe shihet si një kandidaturë mjaft serioze.

Fernando Diniz, 49 vjeç. Gazeta Si, 11 maj 2023

Me përfundimin e sezonit do të mësohet përfundimisht, nëse do të realizohet ëndrra e brazilianëve për të pasur në krye të kombëtares një nga trajnerët më fitues në histori. Ançeloti shpesh e ka hedhur poshtë këtë hipotezë, por kjo është normale, përderisa ai është në krye të një skuadre në këtë moment.

Gjithsesi, për t’i paraprirë çdo situate, në Brazil kanë veçuar edhe Fernando Diniz si njeriun më adapt, pas italianit të Realit. Kjo edhe për faktin se ka mjaft tifozë që duan trajner vendës në krye të Seleçaos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë