Motosport

Fernando Alonso rinovon me Aston Martin deri në 2026-ën, bie poshtë pista e Mercedesit

Gazeta Si – Kampioni spanjoll ka zgjatur kontratën me skuderinë britanike për të paktën edhe dy vjet të tjera. Në këtë mënyrë, bien poshtë pistat e një kalimi të mundshëm te Mercedesi apo Red Bull-i.

Fernando Alonso i qëndron besnik Aston Martin. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga kjo skuderi, duke shpjeguar se është arritur akordi për rinovimin deri në 2026-ën. Pas kalimit nga Alpine tek Aston Martin në 2023-shin, piloti 4-vjeçar largon kështu zërat që qarkullonin në merkato për rikthimin në një ‘top team’, si Mercedesi ose Red Bull-i.

"Të garantojmë të ardhmen e Fernandos me Aston Martin është një lajm fantastik, - shpjegon drejtuesi kryesor i skuderisë, Mike Krack. – Kemi ndërtuar një raport të fortë pune gjatë 18 muajve të fundit, kemi të njëjtin përqendrim në të parin e suksesit dhe projektit".

"Këtu për të qëndruar", - ka shkruar në rrjetet sociale Alonso, duke publikuar një foto të tij me uniformën e Aston Martin, si dhe videon ku jepet njoftimi i zgjatjes së kontratës me titull: “Historia vazhdon”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë