Jete & Stil

“Motra binjake” e Donald Trump?

Sozia e Trump

Një javë më parë, ishte një emër i panjohur, por tanimë fotot e Dolores Leis Antelo kanë pushtuar rrjetet sociale, jo vëtëm në Spanjë por në mbarë botën dhe kjo falë ngjashmërisë së saj me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Ndryshe nga manjati, ajo nuk jeton në Shtëpinë e Bardhë, por në një fermë të vogël në Costa da Morte.

Fermerja spanjolle u fotografua duke punuar tokën dhe duke vështruar në distancë, një imazh që të kujton Trump duke pozuar nga një klub golfi në një nga parajsat e tij.

Dolores Leis Atento

Në mediat sociale, Dolores është quajtur "Donald Trump i Costa da Morte".

Sikur të mos mjaftonte ngjyra e flokëve, Dolores ka një ngjashmëri të frikshme me Presidentin edhe nga ngjyra e lëkurës dhe tiparet, duke të ngjallur mendimin e e “errët” se mund të jenë pjesë e të njëjtës familje.

"Fotoja ime duket se ka shkuar shumë larg. Mendoj se kjo ka ndodhur për shkak të ngjyrës së flokëve të mi ", u shpreh Dolores për mediat spanjolle.

Sozia e Trump

Por ndryshe nga presidenti, ajo nuk ka celular dhe nuk ka mundësi të postojë në internet, ndryshe nga Trump që duket se nuk shkëputet për asnjë sekondë nga Twitter-i.

“Unë kurrë nuk kam qenë kurioze të kem celular, por vajzat e mia këmbëngulin se duhet të blej një. Ato thonë se kjo foto do të më bëjë të famshme, por nuk e kuptoj pse”, u shpreh ajo.

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë