Bota

Fenomeni i rrallë; I kishin pickuar në sy, një tufë bletësh vrasin 63 pinguinë afrikanë

Një tufë bletësh kanë vrarë 63 pinguinë afrikanë në një plazh jashtë Cape Town, tha Fondacioni i Afrikës Jugore për Ruajtjen e Zogjve Bregdetarë.

Pinguinët u gjetën të ngordhur në Simon Town, një qytet i vogël pranë Cape Town.

"Pas testeve, ne gjetëm pickime bletësh rreth syve të pinguinëve," tha veterineri David Roberts.

“Kjo është një dukuri shumë e rrallë. Ne nuk presim që të ndodhë shpesh, është një fatkeqësi”.

"Ndërkohë kishte edhe bletë të ngordhura në vendngjarje," i tha ai AFP me telefon.

Zona është një park kombëtar dhe bletët e Cape Town janë pjesë e ekosistemit.

"Pinguinët ... nuk duhet të ngordhin kështu ato janë në rrezik zhdukjeje dhe një specie e mbrojtur" .

Ndërkohë, një grup mostrash janë dërguar në laborator për të parë nëse pinguinët kishin ngordhur nga ndonjë sëmundje

Pinguinët afrikanë, që banojnë në bregdetin dhe ishujt e Afrikës jugore, janë në listën e kuqe të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, që do të thotë se ata përballen me një rrezik të lartë zhdukjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë