Lajme

Fenerë për të ndriçuar ditët më të errëta të vitit

Performues dhe muzikantë kanë marshuar përmes rrugëve të Todmorden, në Angli, me kukulla gjigande vezulluese dhe qindra fenerë letre për Festivalin Lamplighter në Angli. Ky festival i përvitshëm ka në zemër të tij një paradë fanarësh, performues me zjarr, banda muzikore në rrugë dhe instalacione të ndriçuara dhe ushqim i mirë, nëpër pazarin e qytetit. Sipas organizatorëve ky Festival pishtarësh kthehet për të udhëhequr përgjatë muajve më të errët të vitit. 


Ishin me qindra njerëzit që dolën rrugëve mbrëmjen e 17 nëntorit për të parë dritat, zjarrin dhe ekstravagancën e tingujve gjatë edicionit të gjashtë të Festivalit të Pishtarëve në rrugët e Todmodern-it. Festivali i organizuar nga Hebden Bridge shfaqi arinj, falltarë, një rrotë të madhe dhe akrobatë, në një paradë me tematikë cirku.

Kerith Ogden, drejtori artistik i festivalit tha “Faleminderit të gjithëve që u përfshinë – muzikantëve dhe artistëve, ekipeve të vullnetarëve, atyre artistikë dhe të produksionit, që kanë punuar shumë muajve të fundit dhe kujtdo që bëri një fener dhe erdhi të këndojë e të vallëzojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë