Futboll

Federata Spanjolle dhe lojtarët arrijnë marrëveshjen, në fushë çdo tre ditë

Një ndeshje çdo tre ditë e ndërprerje në çdo pjesë për hidratimin e lojtarëve. La Liga po studion mënyrën për të qenë gati në momentin e rikthimit në fushë dhe në përfundim të një takimi me palët e përfshira është arritur një marrëveshje mes shoqatës së futbollistëve spanjollë e Federatës Spanjolle. Sidoqoftë, Presidenti Rubiales ka siguruar prioritet absolut për shëndetin e lojtarëve dhe temperaturat do të monitorohen në muajt më të nxehtë për të luajtur në kushtet e duhura.

AFE, shoqata e futbollistëve spanjolle, ka bërë një hap prapa nga pozicioni i saj fillestar, duke rënë dakord me federatën për të luajtur çdo 72 orë (fillimisht marrëveshja me Liga parashikonte të luanin çdo 48 orë, ndërsa tani federata, RFEF, kërkon që të luhet çdo 72 orë).

Për momentin, të gjitha kampionatet e mëdha evropiane janë pezulluar pa datë kthimi. Koronavirusi përgjegjës për pandeminë Covid-19 ka infektuar më shumë se 100,000,000 njerëz. Përhapja filloi në Kinë në dhjetor dhe u përhap në më shumë se 150 vende dhe territore, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetit të deklarojë një pandemi. Pas Kinës, e cila regjistron shumicën e rasteve, Evropa u bë epiqendra e pandemisë, gjë që bëri që disa vende të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme, përfshirë regjimin e karantinës dhe mbylljen e kufijve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë