Lajme

Fatmir Xhafaj rikthehet në Komisionin e Ligjeve

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, është rikthyer sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në këtë Komision ai ka qenë drejtues prej vitesh përpara se të merrte detyrën e ministrit, por tashmë është një anëtar i thjeshtë.

Kreu aktual i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e priti Xhafajn me këto fjalë: “Mirë se erdhët në komisionin tuaj natyral. Kontributi juaj është i çmuar për të çuar së bashku përpara punën e përbashkët”.  

Xhafaj është ulur përkrah sekretares së Komisionit, Klotilda Bushkaj dhe në krah të nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi. Vendimi për rikthimin  e tij në Komisionin e Ligjeve u mor nga Parlamenti në seancën e fundit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë