Motosport

Fatet e kryqëzuara të Sainz, Perez dhe Hemilton. Fundjava e çuditshme e 3 pilotëve!

Gazeta Si - Ferrari, Red Bull dhe Mercedes ishin protagonistë absolutë në garën e parë të Botërorit në Sakhir edhe me linjat e tyre të dyta.

Shkëndija në pistë (së shpejti ndoshta edhe jashtë saj) për Sainz, një fundjavë ‘e qetë’ si ‘i vetëm në shtëpi’ për Hemilton, dhe një promovim i pjesshëm për Perez. Për këta 3 pilotë, fundjava që shënoi startin e Botërorit mund të ketë qetë manifestim i një sezoni të tërë, i evolucionit të tij. Duke pritur 2025-ën, që për të tre do të jetë ndryshe.

Në Sakhir, Sainz i shtoi pak kripë recetës së Ferrarit. Sigurisht, atij i dha një dorë fakti që Leklerk kishte probleme me frenat. Përtej rrethanave, është e lehtë të imagjinohet një trend më divergjent mes ambicieve të pilotit spanjoll dhe skuderisë, që në mënyrë të paevitueshme do ta kalojë më në periferi të projektit Karlosin.

Sainz ndërkohë po monitorohet nga skuderitë e tjera, Audi dhe jo vetëm. Spanjolli duket jashtë interesit të Mercedesit, që duket se po mendon më shumë për Alonson, sepse ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mund të ndikojë në rritjen e Rasëllit si lidership. Po sikur të jetë Red Bull destinacioni i ardhshëm i Karlosit? Në fund të fundit, ai është rritur në ato anë dhe ka drejtuar për 2 sezone e gjysmë atë makinë.

Sigurisht, para se të pranojë sfidën me Vershtapen, do të thotë të hidhet në një lloj vrime të zezë, por gjithçka mund të ndodhë me Sainz. Ai ka guximin të provojë gjithçka. Ka hipoteza nga më të ndryshmet. Nëse bomba ‘Hornergate’, ose ‘Hornerleaks’, bën dëme të mëdha te skuderia kampione bote, mund të jetë pikërisht Sainz ai që mund të kalojë te një Red Bull i rithemeluar.

Pa u larguar nga skuderia nga Milton Keynes, Perez në Bahrejn e nisi Botërorin si një vit më parë, pas Vershtapenit dhe përpara Sainz. Një provë e mirë ajo e meksikanit, që ngjiti tri shkallë nga pozicioni i nisjes deri në finish.

‘Keko’ është një siguri te Red Bull gjithsesi, ashtu si Vershtapen dhe Njuei. Piloti po e bën mirë detyrën e tij, vazhdon të jetë pjesë e një mekanizmi të sistemuar shumë mirë. Atëherë, pse të ndryshojë? Ndoshta vetëm për t’i bërë vend Sainzit!

Mbetet vetëm një ‘highlander’, sir Ljuis natyrisht. Mund të ketë qenë rastësi, por gara e parë e sezoni ka folur për 7 herë kampionin e botës në një skenë sekondare, në hije ndaj shokut të skuadër, që kishte marrë rolin e kapitenit.

Çfarë ka ndodhur mes Hemilton dhe Mercedesit? Edhe martesat më jetëgjata, kur prishen, mund të përfundojnë keq, madje shumë keq. Koha do të tregojë gjithçka. "Still we Rise" (Gjithmonë ringrihem), - shkruhej në kaskën e pilotit anglez. Mercedesit i intereson ende, Ferrari akoma më shumë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë