Biznes

Fasonët, qeveria nuk iu kthen TVSh-në, Ministri: Gjëra të vogla

Industria fason me mbi 500 ndërmarrje dhe 100 mijë punonjës ndihet e rrezikuar financiar.
Florian Zekja, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Prodhuesëve të Veshjeve dhe Këpucëve i tha gazetës “Si” se qeveria ka vonuar rimbursimin e TVSH-së së duke akumuluar borxh që prej 2017-ës. Për të, ky fakt është i rëndësishëm pasi sëbashku me rënien drastike të monedhës euro, rritjen e pagës minimale me 2000 lekë, industria e fasonit po mendon të shkurtoj punëtorët.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur ditën e premte shqetësimit të fasonëve duke sqaruar se kompanive iu janë rimbursuar 15,1 mld rekord si shifër. "I gjithë stoku që i referohet kompanive të vogla është operativ 1,8 mld. Që do të thotë që shqetësimi i referuar mund të jetë diku diku, por nuk është sistemik.”

Sporadik për qeverinë, por jo për fasonët dhe agrobiznesin, për të cilët bllokimi i rimbursimit të TVSH-së ka sjellë bllokim të likuiditeve të këtyre kompanive duke krijuar ngërç sidomos në marrëdhëniet me nënkontraktorët.

Një industri që xhiron në vit gati 700 mln euro, mosrimbursimi i TVSH-së për një kohë të gjatë dhe zhvlerësimi i euros mbi 9 % sipas industrisë fasone, ka bërë që 500 sipërmarrës të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve të mos arkëtojnë rreth 70 % të të ardhurave gjatë vitit 2018-të.

Sipas tyre fitimi mesatar i ndërmarrjeve të prodhimit fason është rreth 15 %, që do të thotë rënie e të ardhurave në masën 2/3.

Industria Fason i kërkon Qeverisë të gjejë mekanizmat për t'i ardhur në ndihmë ndërmarrjeve që të kalojnë gjendjen në të cilën ndodhen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë