Njerez

Familjes shqiptare i refuzohet azili, francezët: Fëmijët i ka kampionë

Një familje nga Shqipëria rrezikon të deportohet nga Franca për shkak se nuk i është aprovuar kërkesa për azil.

Ata kanë tre vjet në në Francë, por mundësitë e tyre për të qëndruar atje janë të pakta. Televizioni “France 3” i kushtoi një kronikë të zgjeruar dy fëmijëve shqiptarë, motër e vëlla që premtojnë të ardhme të suksesshme në sportin e xhudos.

Xhensila Gjoka 15-vjeçe dhe vëllai i saj më i vogël Nikoll, 11-vjeç, janë nxënës të shkëlqyer. Por motër dhe vëlla përveçse janë nxënës shembullorë, merren edhe me sportin e xhudos në Francë. Sipas trajnerit të tyre ata mund të jenë kampionët e ardhshëm.

Nikoll tashmë është kampion rajonal, i zgjedhur për kampionatin francez që do të mbahet në qershor. Dhe Xhensila do të marrë pjesë në kampionatit francez të xhudos.

Por familja Gjoka, së bashku me fëmijët e tyre mund të largohen, pasi autoritetet lokale kanë paraqitur një urdhër dëbimi që nga dhjetori i viti 2018 ndaj familjes shqiptare.

Ata e apeluan vendimin e Prefekturës në Gjykatën Administrative Të Grenobles dhe seanca e radhës pritet të zhvillohet këto ditë.

Klubi sportv i xhudos Saint-Martin-d’Hères i ka dalë në mbrojtje dy kampionëve, ku përmes një letre, shkruan: “Mirësia dhe mirësjellja e këtyre dy fëmijëve është në përputhshmëri me rregullat e klubit. Ndonëse me origjinë të huaj, ata flasin frëngjisht rrjedhshëm dhe e nuk kanë problem të integrohen”.

Gjatë kronikës së televizionit francez flet edhe babi i fëmijëve, Gjergj Gjoka, i cili thotë se fëmijët e tij janë integruar dhe rritur me një edukatë të mirë sportive.

Mesazhe inkurajuese për fëmijët vijnë edhe nga trajneri i xhudos, i cili vlerëson Nikollën për vlerat si sportist.

 

Më Shumë