Njerez

Familja Penrose, historia e një dinastie shahistësh dhe shkencëtaresh

Pasioni për shahun i familjes Penrose fillon me Lionel Penrose, një profesor i famshëm i gjenetikës, trashëgimia e të cilit përfshin gjithashtu një numër problemesh dhe studimesh shahu. Ndër 4 fëmijët e tij, Jonathan Penrose pati talentin më të madh në shah: ai ishte dhjetë herë Kampion Britanik, një Master Ndërkombëtar, një Master i Madh i Shahut me Korrespondencë, dhe në 1993 u bë Mjeshtër i Madh.

Vëllai i tij Roger Penrose mori më 6 tetor çmimin Nobel në Fizikë. Anëtarët e familjes Penrose kanë dhënë kontribute të mëdha në disa fusha të ndryshme të shkencës.

Roger Penrose

Matematicieni, fizikani dhe doktor i shkencave Roger Penrose ju dha çmimi Nobel në fizikë për kërkimet e tij. Çmimi (rreth 950.000 euro) u nda këtë vit, ku gjysma i shkoi Roger Penrose, gjysma tjetër fizikanit gjerman Reinhard Genzel dhe shkencëtares amerikane Andrea Ghez. Të tre shkencëtarët u nderuan për punën e tyre për vrimat e zeza.

Roger Penrose është një nga 4 fëmijët e Lionel Penrose (1898-1972). Ai ishte një psikiatër i njohur, shkencëtar gjenetik dhe matematicien që bëri kërkime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e sëmundjeve të trashëgueshme. Lionel Penrose ishte profesor i Eugjenikës në laboratorin Galton në Universitetin London College. Lionel Penrose gjithashtu e dashuronte lojën e shahut dhe la disa studime:

Lionel Penrose ia kaloi pasionin për shahun fëmijëve të tij. Më i talentuari ndër ta, ishte fëmija i tij i tretë, Jonathan Penrose.

Jonathan Penrose

Ai u lind në 1933, mësoi të luante shah në moshën 4 vjeç dhe fitoi Kampionatin e të Rinjve të Britanisë në moshën 13 vjec. Ndërmjet 1958 dhe 1969 ai u shpall kampion i Britanisë 10 herë dhe ndërmjet 1952 dhe 1974 ai përfaqësoi vendin e tij 9 herë në Olimpiadat e Shahut, në Varna në 1962 dhe në Olimpiadën e Shahut në Lugano 1968, Penrose fitoi medaljen e argjendtë për rezultatin e dytë më të mirë.

Jonathan Penrose

Penrose u shpall Tavolina e dytë më e mirë, duke marrë medaljen e argjendtë në klasifikimin përfundimtar. Jonathan Penrose zhvilloi lojën e tij më të famshme në Olimpiadën e 1960 në Leipzig kundër Michael Tal. Penrose mundi kampionin në fuqi të botës me anë të 1 sistemi që akoma e kësaj dite quhet sulmi Penrose. Jonathan Penrose ishte britaniku i dytë pas Blackburn që fitonte ndaj 1 kampioni bote në fuqi.

https://www.youtube.com/watch?v=xi_auG9R-Wo

Në 1961, FIDE i dha titullin Mjeshtër Ndërkombtar, Jonathan Penrose. Në 1993 ai morri titullin honorifik të Mjeshtrit të Madh. Në mesin e viteve 1970, Jonathan Penrose u tërhoq nga shahu profesionist për arsye shëndetësore dhe kaloi në shahun me korrespondencë.

Ai mori medaljen e artë në Olimpiadën e 9-të të Shahut me Korrespondencë dhe prej vitit 1983, ai mban titullin e Mjeshtrit të Madh. Penrose mban titullin PhD në psikologji dhe gjithashtu është lektor me kohë të plotë në Kolegjin Enfield të Teknologjisë.

Gjithashtu, ai është martuar me 1 shahiste, Margret Wood, vajza e Frank Wood, ish-sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës se Shahut Oxfordshire.

Oliver Penrose

Oliver Penrose, vëllai i tij më i madh Oliver Penrose, (1929) ishte profesor matematike në Universitetin e Hapur në Milton Keynes dhe prej 1986 deri në daljen në pension në 1994 profesor në Universitetin Watt në Edinburg.

https://www.youtube.com/watch?v=kostAu-GRuA

Ndërmjet të tjerave, ai u mor me trajtimin matematikor të modeleve të mekanikës statistikore. Përveç pasionit të tij për muzikën, Oliver Penrose gjithashtu ishte i dhënë pas shahut dhe kishte 1 nivel të konsiderueshëm të aftësive. Sëbashku me vëllain e tij të vogël, në 1948 ai mori pjesë ne kampionatin britanik dhe doli i 13 me 6 pikë, ndërkohë 15 vjeçari Jonathan, vëllai më i vogël përfundoi turneun në vendin 21 me 5 pikë.

Sir Roger Penrose dhe Shirley Penrose-Hodgson Sir Roger Penrose

Sir Roger Penrose dhe Shirley Penrose-Hodgson Sir Roger Penrose (1931), ashtu si vëllai Oliver Penrose, ishte aktiv në fushën e matematikës dhe fizikës , por gjithashtu iu përkushtua filozofisë e shkencës. Ai është profesor Emeritus i matematikës në Universitetin e Oxford dhe Fellow Emeritus i Kolegjit Wadham.

https://www.youtube.com/watch?v=5JFKNDVmx6k

Roger Penrose është nderuar për kontributet e tij në relativitetin e përgjithshëm dhe kozmologji, si dhe disa çmime të tjera në këtë fushë, gjithashtu është vlerësuar me Çmimin Nobel.

Shirley Victoria Hodgson

E fundit nga radha, por jo nga rëndësia: Vajza e Lionel Penrose, Shirley Victoria Hodgson (1945) është gjithashtu një shkencëtare e suksesshme, qe ka punuar si praktikante e përgjithshme dhe shkencëtare gjenetike. Ajo është Profesore e Gjenetikës së Kancerit në Universitetin St George të Londrës që prej vitit 2003.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë