Media Galeri

Familja Obama i jep lamtumirën qenit Bo

Me një mesazh të ndjerë në Twitter, Barack Obama njoftoi se qeni i familjes Bo, kishte ndërruar jetë. Familja, shkroi ai, "ka humbur një mik të vërtetë dhe një shok besnik". "Për më shumë se një dekadë, Bo ka qenë një prani e vazhdueshme dhe e mirë në jetën tonë, i lumtur që na ka parë në ditët tona të mira, ditët tona të këqija dhe të gjitha ditët e tjera", - thotë ish-presidenti, duke postuar një foto simbolike të tij, duke vrapuar me Bo-në.

"Ai duroi gjithë sikletin e të qenit në Shtëpinë e Bardhë, lehu me të madhe, por nuk kafshoi, e donte shumë kërcimin në pishinë në verë, ishte i papërkulur me fëmijët, përjetonte kënaqësinë e të mbledhurit rreth tryezës së ngrënies dhe ishte një leshator i shkëlqyer, - kujton ish-presidenti ameerikan. - Ishte pikërisht ai që na duhej dhe ishte më shumë nga sa prisnim, do të na mungojë shumë", -  përfundon ai.

Bo u bashkua me familjen Obama në Shtëpinë e Bardhë në prill 2009, menjëherë pas fillimit të mandatit të tij të parë. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidati demokrat iu premtoi vajzave Sasha dhe Maila se do të merrnin një qen pas zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht nga rezultati.

Në vitin 2013, Obamat mirëpritën një tjetër qen të racës portugeze, Sunny. Pastaj Trumpi thyen traditën e gjatë të “First Dog” në Shtëpinë e Bardhë.

Tani, pasardhës i Bo dhe Sunny, është Majori dhe Champ, dy pastorët gjermanë të Bidenit, të cilët gjithashtu kanë njoftuar edhe ardhjen e një maceje së shpejti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë