Njerez

Familja e Kacifas, letër kryeministrit grek: Të zbardhet ngjarja

Prindërit e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë një vit më parë në Bularat, i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit grek, Mitsotaqis për të ushtruar presion diplomatik te pala shqiptare për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së djalit të tyre.
Kërkesën e tyre ata i kanë dorëzuar deputetit të "Demokracisë së Re" për zonën e Thesprotisë, Vassilis Yogiakas, i cili mori pjesë në Bularat në ceremoninë e 1-vjetorit të Konstandinos Kacifas.
Jani dhe Vasilia Kacifas theksojnë se djali i tyre nuk ishte një “ekstremist”, edhe pse Kryeministri shqiptar Edi Rama e prezantoi të tillë që nga momenti i parë, duke justifikuar ekzekutimin e tij nga policia shqiptare, ndërsa "reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës ndaj shtypjes së praktikuar në të ashtuquajturin Vorio Epir".
Letra përfundon me një thirrje drejtuar kryeministrit grek për të kthyer vëmendjen e tij në vendin e tyre “para se të jetë tepër vonë”, shprehen ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë