Lajme

Facebook të paguan 5 USD që të regjistrosh zërin

Facebook do të të paguajë për regjistrime zëri, por mos prit të bëhesh i pasur. Kompania është duke paguar një numër të caktuar njerëzish për të përmirësuar programin e saj të regjistrimit të zërit. Ajo po u kërkon atyre të regjistrojnë fraza si “Hey Portal, telefono...” Portal është një pajisje elektronike shtëpiake e pajisur me kamera e ofruar nga Facebook. Kjo detyrë e kërkuar nga Facebook kërkon rreth  pesë minuta për t’u bërë.

Por sigurisht që nuk mund të bëhesh i pasur sa në nivelin e Mark Zuckerberg-ut duke realizuar këto detyra. Plotësimi i secilës detyrë të jep ty 200 pikë në një aplikacion kastile për këtë qëllim dhe në total që mund të marrësh në ditë janë rreth 1000 pikë. Ky 1000 pikësh më pas të konvertohet në 5 USD e të jepet ty përmes Pay Pal-it.

Ky lloj testimi apo survejimi që facebook po bën quhet “Pronunciations” dhe është i aksesueshëm përmes Viewpoints, një aplikacioni të fokusuar në kërkime e survejime të ndryshme që kompanitë dëshirojnë të dinë mbi tregun në të cilin ato operojnë. Aplikacioni në bashkëpunim me kompanitë që dëshirojnë të dinë më shumë informacion i paguajnë njerëzit të kompletojnë survejime dhe detyra të ndryshme. Kjo bëhet me qëllimin final që të përmirësohen shërbimet e produktet e ofruara nga këto kompani duke përfshirë këtu WhatsApp, Oculus VR dhe Portal.

Pajisjet inteligjente Portal nga Facebook

Kompanitë e mëdha teknologjike kanë ndezur debate mbi mënyrën se si ato i mbledhin e i studiojnë zërat e njerëzve. Zakonisht kompanitë i’a lejojnë vetes këtë të drejtë përmes kontratave që na shfaqen online të quajtura “privacy policies and user agreements” e që në shpesh nuk i’u kushtojmë rëndësi dhe i pranojmë kushtet e tyre.

Sidoqoftë studimi i njohjes së zërit ka ndezur debate sepse kërkuesit kanë gjetur probleme me sigurinë. Gjëra këto  që mund të shfrytëzohen për keq nga hakerët si psh përgjimi tek njerëzit pa njohurinë e tyre.

Ndërsa Amazon përdor një tjetër metodë. Ajo punëson një ekip nga e tërë bota që merret me transkriptimin e komandave të zërit. Më pas ajo këto të dhëna i hedh në databazet e saj e i përdor për të përmirësuar sistemin e njohjes së komandave të ndryshme të zërit të Alexas.     

Burimi: CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë