Lajme

Facebook kërkon falje për tullumbacet që u shfaqen pas tërmetit në Lombok

Facebook ka kërkuar falje pasi postimet rreth tërmetit vdekjeprurës në Indonezi u zbukuruan automatikisht nga imazhet e tullumbaceve dhe ngjyrave festive.

Rreth 131 njerëz humbën jetën kur një tërmet me magnitutë 6.9 goditi ishullin popullor të Lombokut të dielën. Shumë përdorues të Facebook shkruan mesazhe duke përdorur fjalën "selamat", por në gjuhën indoneziane përdoret në dy kuptime," për të mbijetuar " ose "urime" në varësi të kontekstit, dhe kjo shkaktoi një animacion në Facebook, ndërsa këto komente u mbuluan të tullumbace dhe ngjyra.

Herman Saksono ndau një imazh të ketij gabimi në Twitter dhe shkroi: "Pas tërmetit me magnitudë 6.9 në Lombok, përdoruesit e Facebook-it shkruan" Unë shpresoj se njerëzit do të mbijetojnë ". Pastaj Facebook theksoi fjalën "selamat" dhe hedh disa balona dhe ngjyra.
Ai shtoi: "Kjo veçori është gjerësisht e disponueshme në Facebook në nivel global, megjithatë keqardhje që u shfaq në këtë kontekst.


Numri i të vdekurve u rrit në 131 të mërkurën, por shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar janë venitur. Kërkimet nëpër rrënojat e shtëpive, shkollave dhe xhamive po vazhdojnë ndërsa në disa zona të goditura rrugët dhe urat e shkatërruara kanë ngadalësuar përpjekjet për të arritur atje.
Autoritetet kanë apeluar për më shumë personel mjekësor dhe furnizime bazë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë