Motosport

F1 zbulon kalendarin e 2021. Për herë të parë garohet në Arabinë Saudite

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) miratoi kalendarin provizor të Botërorit të Formulës 1 për vitin 2021. Kalendari i ri provizor i publikuar nga Formula 1 është projektuar me 22 garat tradicionale, të cilat janë zhvilluar çdo vit në datat përkatëse.

Botërori i vitit 2021, është programuar i njëjtë si në vitet e kaluara, me ndryshimin e vetëm që do të jetë garimi për herë të parë edhe në Arabinë Saudite dhe me Brazilin, që vitin e ardhshëm mund të ketë pistë të re, sërish në Rio de Zhaneiro.  Pasi u njoftua garimi edhe në Hanoi të Vietnamit, organizatorët e këtij Çmimi të Madh e anuluan atë për shkak të pandemisë, por edhe prej problemeve politike të shtetit vietnamez.  Nëse edhe Çmimi i Madh i Hanoit do të zëvendësohet, atëherë do të ketë edhe një shtim të numrit të tyre. 

Kampionati i ri do të nisë si gjithmonë në Melbourne në mesin e muajit mars, me Çmimin e Madh të Australisë, e do të mbyllet me garën e Abu Dhabit, në dhjetor. Kalendari do të jetë padyshim subjekt ndryshimesh në varësi të situatës me pandeminë dhe masave që secili shtet do të ketë vitin e ardhshëm. Organizatorët e garave shpresojnë që nëse situata do të përmirësohet, kalendari do të konfirmohet dhe tifozët do të rikthehen.

21 Mars – Australi (Melburni)

28 Mars – Bahrejn (Sakhir)

11 Prill – Kinë (Shangai)

25 Prill – Nuk është vendosur ende

9 Maj – Spanjë (Barcelona)*

23 Maj – Monako (Monako)

6 Qershor – Azerbajxhan (Baku)

13 Qershor – Kanada (Montreal)

27 Qershor – Francë (Le Castellet)

4 Korrik – Austri (Spielberg)

18 Korrik – Britani (Silverstone)

1 Gusht – Hungari (Budapest)

29 Gusht – Belgjikë (Spa)

5 Shtator – Holandë (Zandvoort)

12 Shtator – Itali (Monza)

26 Shtator – Rusia (Soçi)

3 Tetor – Singapori (Singapor)

10 Tetor – Japoni (Suzuka)

24 Tetor – SHBA (Austin)

31 Tetor – Meksikë (Mexico City)

14 Nëntor – Brazil (Sao Paulo)*

28 Nëntor – Arabi Saudite (Jeddah)

5 Dhjetor – Abu Dabi (Abu Dabi)

*Të pakonfirmuar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë