Motosport

F1 Silverstone: Hamilton fiton me tre rrota, Leclerc i treti

50 xhiro monotoni, 2 xhiro emocione. Kështu mund të përshkruhet Çmimi i Madh i Britanisë. Që prej nisjes së garës, dominimi shtypës i Mercedesit bëri që e gjithë vëmendja te zhvendosej drejt makinave në mesin e renditjes, të cilat ishin të vetmet që dhuronin deri diku emocione të mirëfillta garimi. Një garë për tu harruar për ish kampionin gjerman Vettel, i cili nuk arriti as të mbrojë pozicionin e 10-të nga të cilin u nis.

Befasia ndodh në xhiron e parafundit, kur goma e majtë e përparme e Bottas pëson çarje dhe kjo i hap rrugë pilotit holandez te Red Bull, Verstappen që të ngjitej në shkallën e dytë të podiumit pasi kishte kaluar gjithë garën në vendin e tretë i shkëputur si nga makinat Mercedes përpara tij ashtu edhe nga makinat e tjera mbrapa tij. Një sezon anonim i destinuar për te përfunduar në vendin e dyte për skuadrën austriake.

https://streamable.com/fgk7if

Pas ndalesës së detyruar te finlandezit te Mercedes, piloti monegask i Ferrarit, Leclerc përfiton gjithashtu nga incidenti i Bottas. Surpriza ndodh ne xhiron e fundit kur Sainz i McLaren dhe vetë kryesuesi i garës, Hamilton pësojnë të njëjtin problem të gomës së përparme të majtë.

Spanjolli i McLaren fatkeqësisht del jashtë zonës së pikëve, po ashtu si Bottas, por Hamilton bën mrekullinë dhe e çon makinën me 3 goma në finish duke e fituar garën. Frika nga problemi i gomave, bëri që Red Bull të thërrasë Verstappen në pit-stop për ti ndërruar ato. Por ky moment i kushtoi fitoren, sepse po te mos ishte futur ne boxe, ai do e kishte arritur Hamilton dhe do ta kishte parakaluar gjate kohës që ai po xhironte me 3 goma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë