Motosport

F1, pilotët i thonë jo racizmit. Por ka nga ata që nuk gjunjëzohen

Fanellë e zezë me shkrimin “end racism” për 20 pilotët para nisjes së Botërorit të ri 2020 të F1, por ka menjëherë një polemikë ndaj atyre që vendosën të gjunjëzoheshin dhe atyre që nuk pranuan. Siç u paralajmërua nga kampioni i botës Lewis Hamilton, gati të gjithë pilotët vendosën të bëjnë gjestin simbolik për tu gjunjëzuar në start, në shenjë proteste kundër racizmit, por Leclerc e Verstappen vendosën të mos e bëjnë.

Piloti i Ferrarit, pak para se të startonte gara, kishte njoftuar vendimin e tij në Twitter: “Besoj se ajo që ka rëndësi janë faktet e sjelljet në jetën tonë të përditshme sesa se gjeste formale që mund të konsiderohen të diskutueshme në disa vende. Nuk do ulem në gjunjë, por kjo nuk do të thotë se jam më pak i përkushtuar se të tjerët në luftën kundër racizmit”.

Vendim i njëjtë për Max Versappen: “Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të shprehen kur duan e si duan – ka deklaruar ai në Twitter -. Nuk do gjunjëzohem, por respektoj e mbështes zgjedhjen e secilit”.

Botërori i Formula 1 nisi me një finale emocionuese të GP të Austrisë. Valtteri Bottas fitoi duke u nisur nga pole. Një kontakt me Albon në 11 xhiro nga fundi i kushtoi podiumin Hamilton. Kampioni i botës në fuqi e mbyll i katërti. I dyti u rendit Charles Leclerc, që në xhiron e fundit parakaloi Perez (pastaj i gjashti, i penalizuar) e Norris (i treti në finish). Vettel i dhjeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë