Motosport

F1/ Hamilton dominon në Spanjë, zhgënjen përsëri Ferrari

Çmimi i Madh i Spanjës nuk është mbajtur ndonjëherë si garë që dhuron emocione. Dhe ky vit nuk ishte aspak përjashtim. 66 xhiro monotoni me disa aksione sporadike në mesin e klasifikimit. Temperaturat e larta dhe rreziku për reshje shiu në xhirot e fundit nuk sollën asnjë surprize, ndryshe nga çfarë pritej.

Që në nisje Hamilton vendos diktatin, ndërsa Bottas nuk arrin të shkëputet mirë nga pozicioni i tij i dytë, duke përfunduar në vend të katërt. Në 10 xhirot e para u duk se mund të kishim një fije shprese për të parë një garë të bukur, duke qenë se Verstappen, i cili ishte i dyti, po i qëndronte shumë afër britanikut të Mercedes. Por kjo nuk zgjati shumë dhe Lewis Hamilton arriti të shkëputej dhe të garonte vetëm me veten e tij. Holandezi i RedBull arrin përsëri të shkëpusë dy makinat Mercedes në finish, por kaq nuk mjafton për të bezdisur Hamilton drejt rrugës së tij për tu bërë kampion për të shtatën herë.

Dy makinat Racing Point bëjnë një garë totalisht anonime duke përfunduar në vend të 4 dhe të 5 larg nga çdokush tjetër. Sainz arrin të parakaloje Vettel për vendin e 6 në momentet e fundit. Gjermani i Ferrarit kishte zgjedhur strategjinë me një pitstop për të përfituar pozicione që makina e atij nuk arrin t'i fitojë. Ndërsa Leclerc tërhiqet në mes të garës për shkak të një problemi të motorit të tij. Situata e Ferrarit nuk është aspak e kënaqshme dhe kjo u dallua gjatë herëve kur Vettel komunikonte terë ironi me pitwallin e Ferrarit.

https://twitter.com/F1/status/1295010688935624706

Shpresojmë që garat e radhës të mos jenë si e sotshmja në Spanjë ku emocionet ishin shumë të kërkuara, por pak të gjetura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë