Motosport

F1, Alonso kthehet tek Renault në 2021

Tani është zyrtare: Fernando Alonso do të kthehet të garojë në Formula 1. Pas lamtumirës në përfundim të sezonit 2018, piloti spanjoll ka vendosur të rikthehet nga sezoni i ardhshëm e do ta bëjë në drejtimin e Renault. Piloti asturian do të zëvendësojë Ricciardo, që ka kaluar tek McLaren, e: “Renault është familja ime, kujtimet e mia më të shtrenjta në Formula 1 me dy tituj e fituar botëror, por tani shoh përpara”.

https://twitter.com/RenaultF1Team/status/1280830238746906624

“Është një burim i madh krenarie – shton ish-ferraristi – e me një emocion të jashtëzakonshëm po kthehem në skuadrën që më ka dhënë një mundësi në fillim të karrierës sime e që tashmë më jep mundësinë të kthehem në nivelet e larta. Kam parime e ambicie në linjë me projektin e skuadrës. Progreset e tyre japin besueshmëri objektivave për sezonin 2022 e do të ndaj gjithë eksperiencën e garave me të gjithë, nga inxhinierët tek mekanikët e tek shokët e mi të skuadrës. Renault i ka mjetet për tu kthyer në podium, ashtu si edhe unë”.

https://twitter.com/RenaultF1Team/status/1280819136201994240

“Duke parë lidhjen e fortë historike e emotive mes skuadrës e pilotit spanjoll – Renault e Alonso kanë fituar dy tituj botëror së bashku në 2005 e në 2006 – ky vendim është si i kuptueshëm aq edhe domethënës për të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e skuadrës franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë