Muzike

“Eurovision” lajmëron ndryshimet e mëdha: Si do të votohet tani e tutje

“Eurovision Song Contest 2023” do të vijë me ndryshime të mëdha në sistemin e votimit. Një gjë e tillë është njoftuar nga “Unioni Evropian i Transmetuesve” (EBU).

Detajet u ndanë në një deklaratë për shtyp pasi formati i ri u miratua nga “Grupi i Referencës së Konkursit” më herët gjatë ditës së sotme.

Votat e shikuesve do të vendosin për vendet që kualifikohen në gjysmëfinale

Shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë në internet

Votat e jurisë do të kombinohen me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar

Vitin e ardhshëm, vendet që kualifikohen në gjysmëfinale do të vendosen vetëm në bazë të votave të dhëna nga shikuesit.

Juritë profesionale të industrisë së muzikës do të mbeten për finalen e madhe, por kontrolli i plotë se kush do të arrijë atje nga gjysmëfinalet i është dorëzuar publikut shikues.

Dhe, për herë të parë ndonjëherë, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë edhe për këngët e tyre të preferuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë